Ronaldo kualifikon Al Nassr në finalen e Ligës së Kampionëve arabe
Al Nassr është kualifikuar për herë të parë në histori në finalen e Ligës së Kampionëve, përndryshe e njohur si “Champions Cup”.
Skuadra e Cristiano Ronaldos triumfoi në gjysmëfinale ndaj fituesit aktual Al Shorta, me rezultat minimal 0:1.
Al Nassr ishin shumë më të mirë nga minuta e parë, andaj me plot meritë avancuan tutje.
Ronaldo shënoi pas vetëm 31 minutave lojë, me një gol të bukur nga afërsia por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, portugezi ishte ai që e vulosi çështjen e fituesit duke shënuar nga pika e bardhë (75’).
Kësisoj, ky gol ishte i mjaftueshëm që Al Nassr të kualifikohet në finale, gjë që s’kishin arritur ta bëjnë asnjëherë në historinë e tyre si klub.
Në finale, Al Nassr do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Al Hilal – Al Shabab.
Përndryshe, Ronaldo momentalisht është golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion me katër gola. /nacionale