Ronaldinho: Dembele më pëlqen shumë, ka stil brazilian

Ronaldinho: Dembele më pëlqen shumë, ka stil brazilian

Ish-ylli i Milanit dhe Barcelonës, legjenda braziliane Ronaldinho, i njohur ndryshe si “El Gaucho”, në një intervistë për ‘L’Équipe’, ka folur rreth formës aktuale të Paris Saint-Germain dhe lojtarëve që i kanë lënë përshtypje te këtë sezon të garave, sidomos Ousmane Dembele.

“Nuk më pëlqen shumë të bëj krahasime,” u shpreh fillimisht Ronaldinho.

“I shikoj kryesisht skuadrat e mia të mëparshme, veçanërisht ato që ende janë në garë në Ligën e Kampionëve. Ousmane Dembele në PSG… më pëlqen shumë (qesh), ai ka një stil disi brazilian. Është i paparashikueshëm, krijues, provokues. Shpesh është i palexueshëm dhe, për më tepër, këtë sezon po luan një rol ndryshe – po shënon shumë gola,” tha braziliani, duke iu referuar paraqitjeve të Dembeles këtë sezon, ku ka realizuar 32 gola në të gjitha garat.

Ronaldinho ka qenë pjesë e PSG-së në vitet 2001–2003, para se të shkëlqente te Barcelona dhe të linte një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin botëror.

Share This