Roma në 1/8 e finales së Europa League, eliminon Feyenoord-in

Roma në 1/8 e finales së Europa League, eliminon Feyenoord-in

AS Roma është skuadra e fundit që është kualifikuar në 1/8 e finales së Europa League.

“Romakët” mundën  Feyenoord-in, me rezultat 4-2 pas penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyllen baras 1-1, ndeshje kjo e zhvilluar të enjten mbrëma në ‘Olimpico’ të Romës.

Dueli mes Romës dhe skuadrës holandeze, ka dhënë një sfidë interesante, edhe pse në kohën e rregullt dhe lojën shtesë u shënuan vetëm dy gola.

Gimnez (5’), kalojë skuadrën holandeze në epërsi prej 0-1. Dhjetë minuta me vonë skuadra Daniele De Rossit përmes Pellegrinit barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën edhe u mbyllen 90-të minutat e lojës së rregullt.

Gola nuk kishte as në lojën shtesë, kështu që skuadra fitues u përcaktua nga penalltitë. Nga pika e bardhë më të suksesshëm u treguan futbollistët e Romës të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 4-2.

Përfundimisht, Roma kalon në rundin tjetër të Europa League, kurse, Feyenord-i këtu i jep lamtumirën kësaj gare për këtë sezon.

Share This