
Roma me përmbysje mposht Bilbao-n në një sfidë dramatike
Kanë përfunduar katër ndeshjet e fundit të së enjtes mbrëma në kuadër të 1/8 së finales në Europa League.
Kryendeshja mes Romës dhe Athletic Bilbaos është mbyllur me fitoren e skuadrës italiane, me rezultat 2-1, pas një finishi dramatik.
Dueli mes ‘romakëve’ dhe Bilbaos, ka prodhuar një ndeshje mjaft interesante dhe me tre gola të shënuara.
Ishin baskët të parët që kaluan në epërsi përmes I.Willimas (50’), kaluan në epërsi prej 0-1.
Megjithatë, skuadra e Romës shumë shpejtë u rikthye në lojë me golin e Angelino (56’), duke barazuar shifrat në 1-1, derisa goli i fitores për Romën erdhi në minutën e fundit të lojës përmes Shomurodov (90+4’).
Me rezultat identik, ka triumfuar edhe Lazio në udhëtim tek Viktoria Plzen.
Ndërkaq, Eintracht Frankfurt ka bërë hapin gjigant drejt çerekfinaleve të kësaj ligë pasi që mundi në udhëtim Ajaxin, me rezultat 1-2. Larson (27’) dhe Skiri (70’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës gjermane, derisa golin e vetëm për skuadrën holandeze e realizoi Brobbley (10’).
Fitore të thellë ka shënuar edhe Bodoe/Glimt duke mundur Olyimpiacos-in, me rezultat 3-0.
Kujtojmë së duelet kthyese luhen pas një javë.