Roma i ofron kontratë të re Dybalas
Në Romë, tifozët shpresojnë që këtë vit dyshja Dybala-Lukaku të dërgojnë ekipin në një tjetër nivel, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë me kohë të plotë për të blinduar yllin e ekipit, Paulo Dybala.
Sipas “TuttoSport”, në javët në vijim është parashikuar një takim ndërmjet drejtuesve të klubit dhe agjentit të Dybalas, Jorge Antun.
Palët mund të gjejnë akordin për rinovimin e kontratës deri në 2026, me opsion rinovimi deri në 2027.
Roma kërkon të heq klauzolën e largimit prej 20 milionë euro për ekipet italiane dhe 12 për ekipet jashtë, synojnë të vendosin një klauzolë largimi të përbashkët prej 50 milionë euro.