Roma fiton midis “San Siro-s” ndaj Milanit
Roma e ka arritur një fitore tejet të rëndësishme.
Gjallorosët triumfuan në udhëtim ndaj Milanit 0:1 në ndeshjen e parë cerekfinale në Ligën e Evropës.
Ishte minuta e 17 kur Mancini realizoi golin që e vulosi fatin e këtij takimi, raporton GE.
Deri në fund, ndeshja më nuk prodhoi gola, edhe pse Milani tentoi.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në “Stadio Olimpico”.