“Roma e meritoi kualifikimin”, Pioli i sinqertë
Milani u mposht përsëri nga Roma, duke i dhënë fund në çerekfinale rrugëtimit në Europa League.
Edhe pse për një orë në superioritet numerij, kuqezinjtë nuk evituan dot humbjen 2-1 në “Olimpico”.
Trajneri Stefano Pioli u shfaq i sinqertë në deklaratën pas ndeshjes, teksa theksoi se skuadra e De Rosssit e meritoi kalimin në gjysmëfinale.
“Roma shfaqi më shumë cilësi në fushë. Ata ishin më të vendosur dhe e merituam kualifikimin.
Çfarë na mungoi? Cilësia dhe kualiteti. Krijuam raste, por mungoi cilësia e nevojshme për të shënuar“, theksoi trajneri i Milanit.
Që tashmë duhet të përqendrohet te derbi i fundjavës ndaj Interit. Me zikaltrit që janë një fitore larg titullit dhe yllit të dytë në fanellë.