Roma bie, Zaccagni dërgon Lacion në gjysmëfinale
Lazio është skuadra e dytë që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë 2023/24.
Në Olimpico, skuadra e Sarrit mposhti Romën me rezultat 1-0 dhe po përgatitet të përballet në raundin tjetër me fituesin e Juve-Frosinone. Në pjesën e parë pati shumë ekuilibër, raste të pakta dhe mbrojtje protagoniste.
Më pas në pjesën e dytë Huijsen pengoi Castellanos në zonë dhe Zaccagni (51′) gjakftohtësisht shënoi golin nga pika e bardhë që vendosi derbin. Në fund, ndërhyrje vendimtare nga Mandas ndaj Belottin e më pas një kohë shtesë me tension të lartë me dëbimet e Pedro, Azmoun dhe Mancini.
Lazio ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për herë të parë që nga sezoni 2018/19 – pasi kishte pësuar katër eliminime radhazi në çerekfinale.
Ky ishte takimi i pestë pas vitit 2000 midis Romës dhe Lazios në Kupën e Italisë. Pasi pësoi dy eliminime (gjysmëfinale 2003, raundi i 16-shes 2011), Lazio triumfoi në tre rastet: finale në 2013, gjysmëfinale 2017 dhe çerekfinale sonte.
Lazio, nën drejtimin e Maurizio Sarri ka fituar katër nga gjashtë derbet e luajtura kundër Romës. Trajneri i fundit i bardhekaltërve që triumfoi në katër nga gjashtë ndeshjet e tij të para kundër verdhekuqve ishte Sven-Göran Eriksson, midis 1997 dhe 1999.
Roma ka mbetur pa shënuar për katër derbi radhazi kundër Lazios, gjë që nuk kishte ndodhur që nga periudha 1995-1996, mes drejtuesve të Carlo Mazzone dhe Carlos Bianchi. Ka fituar vetëm dy nga 11 derbet e fundit, duke mbetur pa shënuar në gjashtë raste.