Rojet kufitare parandalojnë dhjetëra rekrutë të largohen nga vendi

Rojet kufitare parandalojnë dhjetëra rekrutë të largohen nga vendi

Rojet kufitare ukrainase thanë sot se kishin parandaluar 48 rekrutë qe kishin planifikuar të iknin në rajonin separatist moldav, Transnistria, i cili kontrollohet nga forcat pro-ruse.

Pamjet me dron treguan disa grupe burrash duke u ngjitur në pjesën e pasme të një kamioni, i cili më vonë u ndalua nga rojet kufitare.

Arrestimet u kryen pranë fshatit Chorna në rajonin jugor të Odesës, rreth 10 kilometra larg kufirit.

Përveç një gjobe për përpjekje për të kaluar kufirin ilegalisht, këta persona tani përballen me rekrutim në ushtrinë ukrainase.

Ukraina i ka rezistuar pushtimit rus për gati dy vjet e gjysmë.

Ligji ushtarak është në fuqi në vend – dhe burrat e rekrutuar nga mosha 18 deri në 60 vjeç mund të largohen nga vendi vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Nga frika se do të dërgoheshin në frontin lindor për t’u përballur me trupat ruse, shumë rekrutë kanë tentuar të kalojnë kufijtë perëndimorë dhe jugorë të Ukrainës.

Dhjetëra prej tyre tashmë kanë humbur jetën gjatë arratisjes. /atsh/

Share This