Rohde thotë se Gjermania do të vazhdojë partneritetin me çfarëdo qeverie të re në të ardhmen

Rohde thotë se Gjermania do të vazhdojë partneritetin me çfarëdo qeverie të re në të ardhmen

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij do të ketë partneritet të ngushtë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai këtë deklaratë e bëri në X, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimet me dy liderët opozitarë, atë të PDK-së Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Rohde tha se zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti partiak është kyç për demokracitë e vendeve.

“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që kandidojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde.

Share This