Rodri thyen heshtjen, flet për të ardhmen

Rodri thyen heshtjen, flet për të ardhmen

Ylli i Manchester Cityt Rodri e ka konfirmuar se është vështirë që të bindet nga projekti i Arabisë Saudite.

Spanjolli është një ndër dëshirat e mëdha të klubeve arabe, por që gjithashtu ai e dinë se një transferim në Arabinë Saudite është thuajse e pamundur të realizohet.

Rodri për “Cope” konfirmoi se momentalisht as s’po e konsideron ofertën e arabëve.

“Jam shumë i lumtur te Man City. Dëgjova për Arabinë Saudite, por është shumë e komplikuar për mua që t’i bashkohem ndonjë projekti të tillë”.

“Prioritet në futboll për mua është ambicia, si në aspektin sportiv individual ashtu edhe në grup. Momentalisht, Arabia Saudite s’është aty”, ka thënë Rodri.

Share This