Rodri, në majat e botës
Mesfushori i Manchester Cityt Rodri e ka fituar Topin e Artë për vitin 2024.
Spanjolli pasi fitoi Kampionatin Evropian “Euro 2024” me Spanjën dhe Premierligën me Manchester Cityn, si dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut në Gjermani, ka arritur ta gëzojë edhe një sukses të madh në aspektin individual.
Të hënën mbrëma në Paris, Rodri e fitoi çmimin e Topit të Artë për herë të parë në karrierë, ndërsa është hera e parë që dikush e fiton pas epokës “Messi e Ronaldo”.
Në këtë garë, Rodri mposhti tre yjet e Real Madridit Vinicius Jr, Jude Bellingham e Dani Carvajal që zunë pozitat dy, tre respektivisht katër.