Rodri flet për vitin 2023, zbulon prapaskenat

Rodri flet për vitin 2023, zbulon prapaskenat

I intervistuar nga AS, mesfushori spanjoll i Mançester Sitit, lojtari fitues i finales së Ligës së Kampioneve ndaj Inter më 10 qershor në Stamboll, ka treguar vitin e tij të ëndrrave duke zbuluar dhe ndonjë prapaskenë.

“Si mund ta përkufizoj vitin tim? Të sukseseve të mëdha. Jo vetëm në nivelin kolektiv, por dhe atë individual. Kam arritur të fitojë të gjithë atë që mund të ëndërroja në nivelin e klubit dhe të kombëtares”, thotë fillimisht Rodri.

Të vendosësh një finale të Ligës së Kampioneve nuk i ndodh të gjithëve. As dhe të ndryshosh idenë në fund se si do të godasësh.

“Të shënosh në një finale të Ligës së Kampioneve dhe ta vendosësh atë është një ëndërr, diçka që të katapulton dhe në mënyrë të papritur të fut në histori. E di që roli im është të jesh shkatërrues e ndërtues në mesfushë, jo të shënosh, por më takoi mua dhe tani ndihem i privilegjuar. Rimendoj ende golat që kam parë në televizor, atë të Zidanes në Ligën e Kampioneve në Gllazgou, më 2002 ndaj Bajer Leverkusen, apo atë të Iniestës në Johanesburg më 2010-ën në finalen e Kampionatit Botëror ndaj Holandës. Këtë herë më takoi mua. Finalja ndaj Interit ishte shumë e ekuilibruar dhe kur kam parë topin të më vijë kam menduar të godasë fort. Pash, sulmova topin dhe kaq. Atë natë kemi kurorëzuar ëndrrën tonë”.

Pasi ka fituar një trofe, Rodri mendon për të radhës. Mesfushori kërkon një “bis” trofeshë me Mançester Sitin dhe Spanjën në Ligën e Kampioneve dhe Euro 2024. Madje ka folur dhe për Erling Holand për të cilin thekson se është më i maturuar dhe i rritur taktikisht. E në fund dhe për veten.

“Që kur kam ardhur në Angli kam rënë dhjetë kilogram, por ka qenë e pashmangshme, sepse Premier League është një kampionat më fizik. Luhet më shumë dhe shumë ndeshje zhvillojnë muskulaturën. Ka ndodhur edhe me Pau Torres. Tek Vilareali ishte i shëndoshë si unë, tani tek Aston Vila ka fituar më shumë volum”, ka përfunduar Rodri, që në ndeshjen e fundit ndaj Shefil Junajted ka shënuar në të 14’ në fitoren 2-0 të Mançester Sitit.

Share This