Robin Van Persie, trajner i Feyenoord-it?

Robin Van Persie, trajner i Feyenoord-it?

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Robin Van Persie, është shumë pranë rikthimit te Feyenoord, këtë herë si trajner i ekipit të parë.

41-vjeçari pas një eksperience me skuadrat e të rinjve të klubit nga Roterdami, bëri hapin e tij të parë në futbollin profesionist si trajner te Heerenveen, ku në majin e kaluar kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Por tani, Van Persie është përballë një sfide të madhe dhe është qenë favorit për të marrë drejtimin e ekipit të Feyenoord.

Sipas medieve të huaja, klubi i madh holandez është në prag të emërimit të tij, duke i besuar kreun e bakinës një prej ikonave të futbollit holandez.

Nëse gjithçka finalizohet, ky do të jetë një hap i madh për Van Persien, i cili do të ketë mundësinë të udhëheqë një nga klubet më të mëdha të Eredivisie-s dhe të dëshmojë aftësitë e tij si trajner në elitën e futbollit holandez.

Share This