Robin van Persie emërohet trajner i skuadrës holandeze
Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit Robin van Persie ka marrë pozitën e trajnerit të skuadrës holandeze SC Heerenveen, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Van Persie ka një emër të madh në Premier League, ngase ishte pjesë e Arsenalit për tre vite duke shënuar 58 gola, e pastaj kaloi te rivali Man Unitedi, duke iu ndihmuar të fitojnë titullin më 2013.
Holandezi u pensionua më 2019, ku pastaj i hyri punës së trajnerit, fillimisht duke drejtuar grupmoshat U18 të Feyenoordit.
Tani, Van Persie ka marrë drejtimin e Heerenveen, ku do të ribashkohet me menaxherin gjeneral Ferry de Haan, me të cilin kishte fituar Kupën e Uefa-s më 2022.
Ai ka deklaruar se mezi pret ta nisë këtë sfidë të re dhe është i gatshëm të jep më të mirën.
“Profesioni i trajnerit është sfidues dhe e praktikoj më shumë pasion dhe kënaqësi. Jam i gëzuar për mundësinë që Heerenveen më ka ofruar”.
“Heerenveen është klub i mirë në Holandë me traditë të pasur dhe mbështetës besnik. Është sfidë fantastike që do të kontribuojë në ambiciet sportive si dhe rritjen e klubit”.