Rivalitet, festë dhe… ushqime shqiptare
Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për takimin e rëndësishëm kundër Republikës Çeke që do të luhet më datë 7 shtator.
Një transfertë e vështirë në Pragë, ndaj një kundërshtari që kryeson Grupin E në kuotën e 7 pikëve, ku diferenca me kuqezinjtë është vetëm një distancë larg.
Mbrëmjen e së hënës, Republika Çeke nisi përgatitjet, por lajmet nga infermieria nuk janë pozitive. Mbrojtësi i djathtë David Dudera nuk është grumbulluar për shkak të një dëmtimi dhe trajneri Jaroshlav Šilhavy e ka zëvendësuar me Lukáš Masopust, 30-vjeçarin që herën e fundit me fanellën ceke ka luajtur marsin e kaluar në një barazim 1-1 ndaj Uellsit.
Çekisë do t’i mungojë edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, sulmuesi Patrik Schick dhe mbrojtësi David Jurásek, për shkak të dëmtimit që pësoi në shtator.
Kapiteni Tomáš Souček pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Brighton, por kundër Shqipërisë do të jetë gati.
Federata çeke e futbollit, në faqen zyrtare të saj ka publikuar një lajm se përpara ndeshjes kundër Shqipërisë, tifozët do të mblidhen në Fortuna Fanpark dhe do të ofrojë argëtim për të gjithë tifozët e futbollit, madje gjithashtu do të shijojnë edhe ushqimet shqiptare.