Risi në Premier League
Pas pranisë së saj si gjyqtare e katërt në ndeshjen Fulham-Manchester City, ajo tani do të ngjitet në skenë dhe do të shkruajë historinë në kampionatin anglez.
E shtuna e 23 dhjetorit do të jetë një datë për të shënuar në kalendarin e Premier League. Arsyeja? Për herë të parë një grua do të gjykojë një ndeshje të kampionatit anglez. Kjo është Rebecca Welch, e cila do të japë vendimet e saj në ndeshjen Fulham-Burnley.
Një ndeshje shumë delikate sidomos për miqtë, të cilët kanë nevojë për pikë për të forcuar pozitat në renditje.
Zona e sigurisë është me vetëm pesë pikë largësi dhe çdo ndeshje ka rëndësi. Welch u bë gjyqtare në vitin 2010. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka arbitruar gjithashtu ndeshje të profilit të lartë në Superligën e vajzave dhe finalet e Kupës FA për vazja 2017 dhe 2020 në Wembley.
Në Dhjetor 2020, ajo u shtua në listën elitare të FIFA-s të gjyqtarëve ndërkombëtarë, duke vazhduar me arbitrimin e ndeshjeve në Kampionatin Evropian të vajzave në UEFA 2022 dhe Kupën e Botës për vajza 2023.
Muajin e kaluar, ajo u bë gruaja e parë që mbajti rolin e Zyrtares së Katërt në një ndeshje në Premier League, në sfidën Fulham – Manchester United. Tani ajo do të jetë protagoniste. Ndërsa Sam Allison do të gjykojë ndeshjen Sheffield United-Luton. Një sfidë tjetër kjo për të shmangur rënien nga kategoria.