Rilindi në Turqi, Manaj kërkohet nga klubet e njohura evropiane
Rey Manaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë.
Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në kampionatin turk me Sivasporin, ku ka shënuar 17 gola në kampionat (edhe 4 në Kupë).
Paraqitjet e mira të sulmuesit shqiptar nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe tashmë 27-vjeçari kërkohet nga disa klube të rëndësishme.
Gjigantët e Galatasaray kanë shfaqur interes për sulmuesin kuqezi, kartonin e të cilit Sivaspor e vlerëson të paktën 10 milionë euro.
Getafe dhe Mallorca në Spanjë janë dy klubet që kanë shfaqur interes për Manajn, ndërsa mediat italiane shkruajnë se edhe në Itali janë disa ekipe që po ndjekin me vëmendje sulmuesin shqiptar.