Rikthim i ‘çmendur’ i Italisë, por Gjermania shkon në gjysmëfinale

Rikthim i ‘çmendur’ i Italisë, por Gjermania shkon në gjysmëfinale

Dueli i kthimit mes Gjermanisë dhe Italisë, ka prodhuar një sfidë të ‘çmendur’, sfidë që u mbyll baras 3-3 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 5-4, Gjermanin shkon në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Një ndeshje me dy fytyra, e dominuar nga Gjermania në pjesën e parë që përfundoi 3-0 dhe që foli për italianët pas pushimit.

Përparësia gjermane me Kimmich me penallti në minutën e 30-të, e dyfishuar nga Musiala në minutën e 36-të, ndihmuar nga gjumi kolektiv i Italisë. Para pushimit mbërriti edhe goli i tretë me firmën e Kleindienst.

Skenari i kundërt me kthimin nga dhomat e zhveshjes. Dygolëshi i Kean (49′ dhe 69′) rindezi duelin, me penalltinë e Raspadorit në minutën e 95-të që barazoi rezultatin, por që nuk siguroi kualifikimin, kështu që gjermanët e Nagelsmann kalojnë tutje në Ligën e Kombeve.

Share This