Rikthim i bujshëm, Jose Mourinho nuk e harron të kaluarën
Mbase jo të gjithë e mbajnë mend, por eksperienca e parë e Jose Mourinho-s si trajneri i parë ka qenë në krye të Benficas, në vitin 2000, pasi mori mësimet e duhura te Barcelona.
Pas largimit të tij nga Roma, Mourinho ka marrë më shumë kohë për të vendosur në lidhje me të ardhmen e tij, por emri i fundit që del në skenë bën jo pak zhurmë, pasi “Speciali” po mendon një rikthim pikërisht aty ku e nisi, në krye të Benficas.
Sipas mediave portugeze: Mou është shumë pranë një rikthimi në krye të Benficas. Në këtë rast ka vetëm një kusht, portugezi do të marrë drejtimin e ekipit vetëm nëse trajneri aktual, Roger Schmidt do të largohet nga Benfica në fund të këtij sezoni, transmeton balkanweb.
Opsioni i fundit nuk përjashtohet, pra largimi i teknikut gjerman, pasi Benfica ndodhet katër pikë larg vendit të parë, nëse zhgënjejnë edhe në Europa League, atëherë shkarkimi i tij është një opsion konkret.
Sigurisht nga këtu e deri në përfundim të sezonit, rreth Mourinho-s do të dëgjojmë shumë pasi janë disa pankina të rëndësishme që në fund të këtij sezoni do të ndryshojnë trajnerë.