Rikthehet Superliga, spikasin duelet në Gjilan dhe ‘Zahir Pajaziti’
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së 17-të.
Kjo fundjave sjellë disa duele të zjarrta, e padyshim se sfida kryesore luhet në Gjilanin, ku skuadra më të njëjtin emër përballet me rivalin e përjetshëm Dritën, derisa Llapi në “Zahir Pajaziti” i bën konak kampionit në fuqi, Ballkanit.
Dueli mes llapjanëve dhe skuadrës nga Suhareka luhet të shtunën, kurse, derbi më i madh në vendin tonë, mes Gjilanit dhe Dritës luhet të dielën pasdite.
Të shtunën pasdite luhen edhe duelet Prishtina-Fushë Kosova dhe Malisheva-Liria, kurse, të dielën Feronikeli ’74 para tifozëve të tyre sfidon Dukagjinin, në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Superliga /Java e 17-të
Të shtunën takohen:
Llapi-Ballkani
Prishtina-Fushë Kosova
Malisheva-Liria
Të dielën takohen:
Gjilani-Drita
Feronikeli ’74-Dukagjini
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.