Rikthehet Superliga, Mërvan Bejtullahu gjykon sfidën kryesore
Elita e futbollit kosovar ka hyrë në fazën finale ku kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje.
Ballafaqimet e javës së 34-të që luhen këtë vikend sjellin disa ndeshje joshëse derisa vëmendja do të jetë në Podujevë ku përballën Llapi e Malisheva, shkruan Ballkani.info.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për këtë xhiro derisa drejtësia në Podujevë i është besuar gjyqtarit Mervan Bejtullahu.
Lideri i tabelës, Ballkani ka punë të lehtë këtë herë pasi përballët në fushën e vetë me Fushë Kosovën që tashmë veç ka rënë nga Liga derisa Drita do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74.
Më poshtë gjeni komplet orarin dhe delegimin e gjyqtarëve: