Rikthehet Serie A, Milani sfidon Napolin e Rrahmanit

Rikthehet Serie A, Milani sfidon Napolin e Rrahmanit

Serie A, një nga ligat më të mëdha evropiane, rikthehet këtë mesjave me ndeshjet e javës së 10-të.

Elita e futbollit italian, rikthehet sonte me tri ndeshjet e para të kësaj xhiro.

AC Milan-Napoli është kryesfida e javës së 10-të, ndeshje kjo që luhet në ‘San Siro’ dhe që fillon në orën 20:45.

Milanistët i pret një duel i vështirë pasi që përballen me kryesuesin e tabelës, Napolin e Amir Rrahmanit.

Aktualisht ‘Napolitanët’ kanë 22 pikë, tetë më shumë se Milani që zë vendin e tetë.

Krahas duelit Milan-Napoli, do të luhen edhe takimet Cagilari-Bologna dhe Lecce-Hellas Verona.

Share This