Rikthehet La Liga, spikat dueli Real-Alaves

Rikthehet La Liga, spikat dueli Real-Alaves

La Liga një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, rikthehet sonte me tri duele interesante të javës së shtatë.

Sfida kryesore luhet në ‘Bernabue’, ku Real Madridi e pret Deportivo Alaves.

‘Los Blancos’ tashmë e kanë gjetur formën e mirë dhe në duel me Alaves llogaritët skuadër favorite.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Deportivo Alaves fillon në orën 21:00.

Paraprakisht do të luhen edhe dy duele tjera, kur do të ballafaqohen Sevilla-Real Valladollid dhe Valencia-Osasuna, sfida që fillojnë në orën 19:00.

Share This