Rikthehet Champions-i, kryesfida Inter-City

Rikthehet Champions-i, kryesfida Inter-City

Gara më e madhe në Evropës, Liga e Kampionëve zyrtarisht nis sonte aventurën me sistemin e ri të garave, event ky që vjen ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës.

Elita e futbollit evropian do të nis më shumë risi të vendosura nga UEFA.

Një grup i vetëm prej 36 skuadrash, secila prej të cilave do të luajë tetë ndeshje (katër në shtëpi dhe po aq jashtë). Tetë më të mirët e renditur në këtë renditje të re të vetme do të kualifikohen për në raundin e 16-shes, ndërsa ata që vendosen midis 9-të dhe 24-të do të duhet të përballen me play-off-in.

Emocionet e kësaj gare magjike, do të startojnë sonte me gjashtë duele të cilat pritet të dhurojnë sfida dramatike.

Padyshim se kryendeshja e së martës do të luhet në ‘San Siro’, ku do të përballen gjigantët evropiane, AC Milan dhe Liverpool.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madridi misionin e ri në Champions do ta nis në ‘Bernabue’, ku do të ballafaqohet me skuadrën gjermane, Stuttgart.

Sfida dramatike kjo ligë parashikohet të sjellë edhe të mërkurën mbrëma me gjashtë duelet tjera të këtij rrethi.

Kryesfida e së mërkurës do të luhet mes Manchester Cityt dhe Interit, ndeshjes kjo që do të transmetohet në RTK.

Joshëse pritet të jenë edhe ndeshjet e të së enjtes mbrëma, ku spikat përballja Atalanta-Arsenal, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.

Gjithsesi se edhe duelet tjera të kësaj mesjavë pritet të sjellin sfida joshëse pasi që secila skuadër synon që të shkojë sa më larg në ligën më të madhe në tokën evropiane.

Share This