Ribery: Bayern-Inter? Një përballje gjigantësh

Ribery: Bayern-Inter? Një përballje gjigantësh

Franck Ribery, legjenda e Bayern Munichut, ka komentuar përballjen e shumëpritur të mbrëmjes së sotme mes ish-skuadrës së tij dhe Interit, duke rikthyer kujtimet nga karriera dhe analizuar pritshmëritë për ndeshjen.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Ribery u shpreh se dueli mes Bavarezëve dhe Zikaltërve do të jetë një sfidë e paparashikueshme.

“Shoh një ndeshje të ekuilibruar, emocionuese dhe të paparashikueshme. E bukur për t’u parë, sepse janë dy gjigantë të futbollit. Fatkeqësisht, Bayern ka shumë mungesa, sidomos në aspektin fizik, por gjithsesi, Bayerni mbetet Bayerni”, ka thënë Ribery.

Ai theksoi gjithashtu forcën e Interit.

“Interi është në të njëjtin nivel për nga soliditeti dhe organizimi. Edhe ata mund të mendojnë me të drejtë për ta fituar këtë Kupë”, theksoi Ribery.

Ndeshja Bayern Munich-Inter fillon në orën 21:00.

Share This