
“Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në”, Antonio Costa: Jam i sigurt se Shqipëria do anëtarësohet, jeni në rrugën e duhur!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e KiE, Antonio Costa, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa ka vlerësuar punën e bërë nga qeveria shqiptare në kuadër të procesit të integrimit, si dhe ecurinë institucionale të reformave të realizuara deri në përmbushjen e objektivit kryesor, që është integrimi në BE.
Gjithashtu Costa ka uruar dhe kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve.
“I dashur Edi. Më lejoni t’ju përgëzoj edhe një herë për këtë fitore mbresëlënëse.
Kënaqësi për mua që përmbyll turin e takimeve në gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor. Sikurse e dini që zgjerimi i Be për vendet e Ballkanit perëndimor është investimi më i madh gjeopolitik që në po bëjmë për momentin. Ndaj ky është momenti i duhur dhe e kemi ne në dorë tashmë për të arritur këtë proces sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE duke qenë në rrugën e duhur drejtë anëtarësimit në BE. Rezultati i zgjedhjeve këtë javë konfirmojë edhe një herë dëshirën e qytetarëve shqiptar për tu integruar në BE.
Përsa i përket anëtarësimit në BE, Costa u shpreh i sigurt, duke thënë se tani nuk është e rëndësishme të pyetet se si dhe pse, por kur do anëtarësohet.
Costa shprehu besimin te Shqipëria se ritmi do jetë i lartë dhe anëtarësimi të ndodhë edhe më përpara afatit, teksa konfirmoi se vendimi i BE-së për zgjerimin në rajon është përfundimtar dhe i pandryshueshëm. Ai tha se besonte se “Shqipëria do bëhet anëtar i BE-së me patjetër”.
“Ju e dini konkretisht se çfarë duhet bërë dhe ajo që dëshirojë të bëjë është vetëm që t’ju inkurajojë që sytë ti mbani drejtë këtij objektivi dhe të arrini rezultate të tjera. Anëtarësimi është i mundur nuk bëhet fjalë pse, por kur?. Ju e dini se si bëhet. Ju inkurajoj t’i mbani sytë te ky objektiv dhe t’i shkoni deri në fund Sundimi i ligjit lufta kundër korrupsionit dhe reformat. Thellim bashkëpunimit tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Dialogu mes BE dhe Shqipërisë para ca muajsh është shembull i mirë dhe ky është gur i rëndësishëm me këtë samit me 40 lider, kjo është hera e parë që bëhet në këtë vend jashtë BE-së dhe me padurim pres ditën e nesërme për të parë arritjet e mëtejshme.”-tha ai.
Duke shprehur falënderime, presidenti i KiE, Antonio Costa, përgëzoj edhe Mogherinin për iniciativën, nismën, realizimin këtu të Kolegjit të Europës,
“Uroj edhe studentët e vitit të parë që marrin pjesë këtu. Më vjen shumë keq që nuk do kem kohë të vij te Kolegji dhe shpreh kënaqësinë që ju shoh këtu. Europa nuk do të thotë vetëm begati, apo vetëm vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët për të ardhmen e përbashkët, ndaj është kënaqësi që shoh këtu vitin e parë të studentëve sepse pas themeluesve e etërve të BE-së ky është moment i rëndësishëm, si në 1992 për një hap tjetër të rëndësishëm. Dhe fatmirësisht ju keni këmbë të forta dhe të gjata për ta bërë këtë hap. Qëndrojmë së bashku në arenën ndërkombëtare. Dialogu i parë në nivelet të lartë BE- Shqipëri para pak kohe ishte shembull përafrimi. Këtë javë kemi dhe Samitin e Komunitetit Politik me 40 udhëheqës që organizohet për herë të parë në këtë pjesë të Europës. Jam i bindur se takimi do jetë mbresëlënës. Përgëzoj Mogherini për iniciativën e çeljes së Kolegjit të Evoprës së Tiranë. Më vjen keq që nuk do kem kohë që nuk do vijë në Kolegjin e Evropës. Europa nuk do thotë vetëm begati, vlera. Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët. Shoh vitin Jac de lor është kënaqësi për mua. Ky është momenti si në 92 për të marrë hapin tjetër të rëndësishëm”. /rtsh/