Rey Manaj shënon një tjetër supergol në Turqi
Sulmuesi shqiptar Rey Manaj vazhdon me formën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Turqisë.
Reprezentuesi i Shqipërisë, ka shënuar një tjetër gol për skuadrën Sivasspor, e cila mundi Rizespor-in, me rezultat 1-0.
Këtë herë Manaj ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi në pozocion ballor duke dërguar topin në këndin e portierit.
Manaj po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Ky është goli i 12-të në kampionat për Manajn, derisa ka shënuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë dhe në total ka realizuar 16 gola këtë edicion.