Rey Manaj prek golin e 17-të në Turqi: Shumë i rëndësishëm për mua
17 gola në Superligën turke, 21 në total bashkë me 4 golat e shënuar në Kupë. Rey Manaj, edhe njëherë protagonist, pikërisht në barazimin 2-2 të Sivaspor me Fenerbahçen, në javën e 33-të të kampionatit.
Sulmuesi kuqezi, në limitet e kohës së rregullt, arriti të fitojë një 11-metërsh dhe ta kthejë atë në gol, duke vulosur barazimin 2-2 në një ndeshje që dukej e humbur për skuadrën e tij.
Pas ndeshjes, Manaj ka deklaruar: “Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për mua, ishte e pranishme edhe familja ime. Ishte shumë e rëndësishme për mua të shënoja një gol. Sivas është bërë si një familje për mua. Kemi marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit. Jemi shumë të lumtur. Nuk dua të flas për çështjen e transferimeve, jam i fokusuar te ndeshjet”.