
Rey Manaj i shënon gol Galatasarayt
Sulmuesi i kombëtares shqiptare i Sivasporit, Rey Manaj ka vazhduar me performancën e mirë në elitën e futbollit të Turqisë.
Sulmuesi kuqezi i ka shënuar gol Galatasarayt. Ndonëse Sivasporit është duke u mundur nga Gallata, megjithatë, Manaj po shfaq formë të mirë edhe në duel me gjigantin turk.
Ky është goli i 12 sezonal në kampionat për 28-vjeçarin që ka luajtur 26 ndeshje me fanellën e Sivasporit në kampionat.