Rexhbecaj nis procedurat për të marrë pasaportën kosovare
Kosova do të ketë një tjetër “armë” për të përdorur në eliminatoret e Botërorit që do të mbahet në 2026.
Federata e Futbollit të Kosovës, e ka bindur Elvis Rexhbecajn të pranojë ftesën e përfaqësueses dardane.
Rexhbecaj, i lindur në Prizren më 1 nëntor të 1997-ës, deri më tani nuk ka mundur që të koleksionojë asnjë minutë me përfaqësuesen e Gjermanisë edhe pse ka nënshtetësi gjermane.
26-vjeçari aktivizohet si mesfushor qëndre dhe ka mjaft eksperiencë në Bundesligë. Ai u rrit si talent nga ekipet e të rinjve të Volfsburgut dhe pasi debutoi me ekipin e pare u huazua në Këln dhe Bohum për më shumë minuta loje.
Në verën e 2022 Augsburgu bleu Rexhbecajn për 1.7 milionë euro.