Rexhbeçaj në formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares
Elvis Rexhbeçaj, në formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.
Ai ishte lojtari më i mirë nga radhët e ekipit të tij në përballjen kundër Ëerder Bremen, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Mesfushori i Augsburgut, i cili do të debutojë me Kombëtaren e Kosovës në shtator, luajti përplot 90 minuta.
Elvisi shënoi golin në minutën e 16 të ndeshjes, ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes kishte 83% saktësi të pasimeve, 54 prekje me topin dhe 5 duele të fituara.
Dardani i ri, Rexhbeçaj, u vlerësua me notën 7.5 për performancën e tij.