Republika Çeke në presion për fitore
Dështimi në misionin për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 e ka rritur ndjeshëm presionin ndaj Kombëtares së Republikës Çeke gjatë muajve të fundit.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Jaroslav Silhavy që kryeson grupin E me 7 pikë, 1 më shumë se kuqezinjtë, është fokusuar tërësisht te sfida e vetme që ka në program për muajin shtator.
Mediat në vend kanë pasqyruar deklaratat e fortë të lojtarëve sipas të cilëve Shqipëria është një kundërshtar që duhet taklaur me çdo kusht por atmosfera në grup është disi ndryshe pasi tensioni mbetet i lartë. Pavarësisht faktit se Çekia nuk ka ende asnjë humbje në 3 ndeshje, transferta e Moldavisë nxorri në pah disa pika të dobëta.
Lideri i skuadrës, mesfushori i West Ham, Tomas Soucek do të jetë fari ndricues në mbrëmjen e Pragës për tifozët vendas, ndërsa dy mungesat më të mëdha në këtë sfidë për vendasit janë Antonin Barak dhe Patrik Schick. Në mbrojtje, Vladimir Coufal do të luajë gjithashtu titullar në krahun e djathtë, ndërsa të favorizuar janë edhe lojtarët e Sllavias së Pragës, Adam Hlozek dhe Mojmir Chytil.
Trajneri Silhavy do të propozojë sërish një formacion me shumë forca në sulm 4-2-3-1 ku në majën e repartit të avancuar do të veprojë i vetëm Kuchta.