Renditja e IFFHS: Ngritët Superliga e Kosovës

Renditja e IFFHS: Ngritët Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll, është pozicionuar në pozitën e 43-të në renditjen vjetore të ligave nacionale më të mira në botë.

Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS) e ka publikuar së fundmi renditjen vjetore të ligave nacionale më të mira në planet.

Elita e futbollit tonë, ka përfunduar në pozitën e 43-të në renditjen që llogaritet nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor të vitit që shkoi, ngritje kjo mjaft e mirë për futbollin.

Kosova ka përparuar për 13 pozita në krahasim me vitin 2022 ku Kosova renditje në vendin e 56-të.

Superliga e Kosovës është vlerësuar me 402,75 pikë në vitin që tashmë ka ikur.

Ngritja e Superligës sonë, vjen falë suksesit të Ballkanit në garat ndërkombëtare.

Ndërkaq, dy pozita përpara elitës sonë, gjendet Superiorja e Shqipërisë, e cila është e 41-ta, me një përparim prej 25 pozitash.

Share This