Rekordi negativ i Guardiolës…
Arsenali hakmerret dhe mposht Manchester City-n e Guardiolës në “Emirates Stadium”, duke fluturuar kështu në krye të Premier Ligës së bashku me Tottenham.
Një gol i brazilianit Martinelli në minutën e 86-të i dha fund një mallkimi të vërtetë, vetëm mendoni se, para këtij momenti, Arsenali kishte humbur 12 herë radhazi ndaj Qytetarëve. Dhe është gjithashtu hera e parë që nga viti 2018 që City humbet dy herë radhazi në ligë, duke qenë se fundjavën e kaluar u mund nga Ëolverhampton.
Rekordi negative – Manchester City nuk luajti një ndeshje të mirë dhe të dhënat flasin vetë. Në fakt, Qytetarët shënuan rekordin më të keq të goditjeve në një ndeshje të kampionatit anglez që nga ardhja e Pep Guardiolës në bankinë në vitin 2016.
Në detaje, ndaj Arsenalit ka pasur vetëm 4 goditje në portë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në 273 ndeshje të Premier nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Të dhëna edhe më befasuese po të merret parasysh se trajnerit spanjoll vetëm një herë në karrierë i ka ndodhur që një nga ekipet e tij të bëjë vetëm 4 goditje në një ndeshje: Espanyol-Barcelona në prill 2010, e cila përfundoi 0-0.