Rekord shpërblimesh në Botërorin e klubeve, FIFA mendon edhe për klubet që mungojnë

Rekord shpërblimesh në Botërorin e klubeve, FIFA mendon edhe për klubet që mungojnë

Shuma totale e shpërblimeve që do të shpërndahen për Kupën e Botës për Klube do të jetë një miliard dollarë (rreth 930 milionë euro).

Turneu i rinovuar dhe i zgjeruar i FIFA-s në formatin e ri do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA (14 qershor-13 korrik) do të shohë 32 ekipe në fushë.

Shifra “e paprecedentë”, siç thekson Federata Ndërkombëtare, është miratuar sot nga Këshilli, duke qenë se priten dy miliardë dollarë të ardhura nga turneu i ri. Kjo është më shumë se dyfishi i parave të shpërblimeve të vënë në dispozicion për Kupën e Botës 2022 në Katar, që ishte 440 milionë dollarë.

“Në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s të së mërkurës në Zyrih, ne konfirmuam se do të ketë një fond shpërblimi prej 1 miliard dollarësh për Kupën e Botës FIFA për klubet pjesëmarrëse dhe një shumë prej të paktën 250 milionë dollarësh shtesë si solidaritet për klubet jo-pjesëmarrëse në mbarë botën”, shkruan presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

Share This