Reijnders sfidon Interin: Milani do yllin e dytë në fanellë
Te Milani po jeton një ëndërr dhe për kuqezinjtë refuzoi edhe Barcelonën këtë verë.
Po flasim për Tijjani Reijnders, mesfushorin e kuqezinjve që u transferua në Milano nga Az Alkmaar. Lojtari pëlqehet shumë nga tekniku Pioli, që e kërkonte me ngul në skuadër.
“Duke folur me Piolin zbulova se klubi më kishte ndjekur gjithë vitin dhe trajneri e dinte me saktësi se çfarë mund ti shtoja skuadrës dhe ishte shumë i qartë edhe për rolin tim si mesfushor. Pioli është një trajner me mentalitet sulmues dhe kjo gjë më pëlqen. Milani është një klub i madh, që synon të dominojë ndeshjet”, ka thënë holandezi.
“Objektivat sezonalë? Këtë vit jemi akoma më të karikuar. Si Milani edhe Interi kanë 19 tituj kombëtarë dhe të dyja skuadrat synojnë që të vendosin të parët yllin e dytë në fanellë. Milani është shumë i njohur edhe për sukseset që ka patur në Europë. Të gjithë në klub mundohen që të rikthehen kohët e arta e të lavdishme”, ka thënë mes të tjerash Reijnders.