
Reijnders: Milani është një klub i jashtëzakonshëm
Në një intervistë për “France Football”, mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders, ka folur me entuziazëm për përvojën e tij te klubi kuqezi.
“Është një klub i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë. Është një nder të luaj këtu, sidomos kur njeh historinë e holandezëve në këtë klub. Van Basten, Gullit, Rijkaard… Jam shumë krenar që mbaj të njëjtën fanellë si ata”, ka thënë ai.
Reijnders thotë se jeta në Milano është e shumë e mirë.
“Jeta këtu është e mrekullueshme, familja ime është shumë e lumtur. Ushqimi është i shkëlqyer, ka shumë parqe të bukura… dhe qyteti jeton për futbollin”, ka pohuar Reijnders.
Ai thekson se rivalitetit me rivalin e përjetshëm të Milanit, Interi është shumë i fortë.
“Rivaliteti me Interin është shumë i fortë dhe është bukur ta përjetosh si futbollist. Që nga dita e parë kam ndjerë mbështetjen e palëkundur të tifozëve”, u shpreh Reijnders.