Red Bull ndryshon ngjyrat për Çmimin e Madh të Japonisë

Red Bull ndryshon ngjyrat për Çmimin e Madh të Japonisë

Për Çmimin e Madh të Japonisë skuadra e Red Bull nuk do të prezantohet vetëm me një ndryshim të lajmëruar ditë më parë kur u lajmërua rokada e pilotëve (Yuki Tsunoda i mori vendin Liam Lousonit).

Sipas ekipit austriak veturat e saj në këtë garë të veçantë nuk do të kenë më ngjyrat klasike, por do të jenë ndryshe.

Kjo zgjedhje nuk është rastësore pasi kjo garë do të jetë e veçantë për Hondën, e cila është në vitin e fundit të bashkëpunimit me Red Bull-in.

Shtëpia e motorave japoneze nuk do të furnizojë më Red Bull, i cili nis një bashkëpunim të ri me Ford duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Share This