Reali zyrtarizon transferimin e Alexander-Arnold

Reali zyrtarizon transferimin e Alexander-Arnold

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Trent Alexander-Arnold.

Futbollisti anglez i është bashkuar gjiganti spanjoll nga Liverpooli.

Mbrojtësi anglez me ‘Los Blancos’ ka nënshkruar kontratë afatgjatë që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031.

Klubi madrilen përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar blerjen e 26-vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së Xabi Alonsos për turneun prestigjioz të Kupës së Botës për Klube, që zhvillohet muajin e ardhshëm.

Për ta bërë të mundur aktivizimin e tij që në këtë garë, Real Madrid ka paguar një shumë të caktuar tek Liverpooli, pasi lojtari kishte kontratë me anglezët deri në fund të qershorit.

Ky transferim shënon një epokë të re për Alexander-Arnold, i cili largohet nga “Anfield Road” pas një dekade të suksesshme, për t’u bashkuar me një nga klubet më të mëdha në botë dhe për të ndjekur trofe të rinj në karrierën e tij.

Share This