Reali vuan, por kualifikohet, s’gabon Man City
Real Madridi ka vuajtur në ndeshjen kthyese të 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, kundër Leipzig, duke barazuar me rezultat 1-1, të mërkurën në “Bernabeu”.
Dueli kthyese mes madrilenëve dhe skuadrës gjermane, ka dhuruar një ndeshje të fortë dhe më raste të shumta nga të dy skuadrat, sidomos nga ana e skuadrës gjermane.
Leipzig bëri një ndeshje të madhe pavarësisht së u eliminua nga elita e futbollit evropian. Madje, gjermanët e Leipzig me pak fat kanë mundur të fitojnë ndeshjen ndaj skuadrës së Carlo Ancelotit, pasi që në finish të ndeshje Oldo qëlloi shtyllën transversalë.
Madrilenët përmes Vinicius Junior (65’) kaluan në epërsi prej 1-0, derisa Orban (68’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo superndeshje.
Reali kalon në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, kurse, Lepizig këtu i jep fund aventurës në këtë garë për këtë sezon.
City s’lejon befasi
Kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ka siguruar edhe Man City që para tifozëve të tyre mundën Copenhagen, me rezultat 3-1, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 6-2, të besuarit e Pep Guardiolës kalojnë në rundin tjetër të kësaj garë evropiane.
Akjani (5’), Alvarez (9’) dhe Haaland (45+3’), shënuan për fitoren e kampionëve në fuqi të Evropës, derisa golin e vetëm për skuadrën daneze e realizoi Elyonoussi (29’).