
Reali synon transferimin e Javi Guerra-s
Real Madrid raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Valencias, Javi Guerra.
‘Los Blancos’ synojnë që gjatë afatit kalimtar të kësaj verë ta blejë Guerra-n.
Sipas “Fichajes.com”, drejtuesit e madrilenëve po përgatiten për të nisur bisedimet, veçanërisht pasi trajneri i ardhshëm Xabi Alonso është një admirues i madh i 21-vjeçarit.
Alonso beson se mesfusha e Realit ka nevojë për përforcime dhe po mbështet transferimin e Guerres si pjesë e planeve të tij për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Guerra ishte shumë pranë kalimit te Atletico Madrid verën e kaluar, por marrëveshja nuk u arrit në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Pavarësisht se Atletico zgjodhi të firmosë me Conor Gallagherin, klubi madrilen mbetet ende i interesuar për Gueran dhe pritet të rivalizojë Realin për shërbimet e tij këtë verë.