Reali ‘shkund’ Valladolid-in
Real Madridi ka arritur fitoren e parë në këtë sezon të garave në La Ligë.
Kampionët në fuqi të Spanjës, mundën Real Valladolid, me rezultat 3-0, të dielën në ‘Bernabeu’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të xhiros së dytë në elitën spanjolle.
Të përzgjedhurit e Carlo Ancelottit, e kontrolluan lojën më mirë, krijuan më shumë raste derisa shënuan tre gola.
Valverde (50’) më një supergol nga goditja e lirë zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Realin në epërsi prej 1-0.
Ndërsa Diaz (88’) dyfishoi avantazhin e ‘Los Blancos’ në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante, derisa goditjen e fundit skuadrës mike ua dha talenti brazilian Endrick (90+5’), duke shënuar golin e parë në fanellën e Real Madridit.
Pas kësaj fitore, Reali ka katër pikë, dy me pak se Celta Vigo dhe Barcelona që kryesojnë tabelën në këtë fillim të sezonit, kurse, Valladolid ka tri pikë.