Reali shkund Espanyol-in e Kumbullës
Real Madridi e ka deklasuar Espanyol-in duke e mposhtur bindshëm prej 4-1, të shtunën në ‘Bernabeu’ në kuadër të javës së gjashtë në La Ligë, raporton RTKLive.
Kampionët në fuqi të Spanjës, bën paraqitje fantastike në pjesënlojën e dytë, derisa pjesa e parë u mbyll pa gol.
Në fakt, Espanyol-i përmes atugolit të Curtouis (54’), kaloi në epërsi, mirëpo, katër minuta më vonë madrilenët më anë të Carvajal (58’), barazuan shifrat në 1-1, duke u rikthye në lojë.
Të besuarit e Carlo Ancelottit, nuk u ndalën duke e dërguar edhe tri herë topin në rrjetën e Espanyol-it.
Fillimisht Rodrygo (75’), kalojë për herë të parë Realin në epërsi prej 2-1. Vinicius (78’), ngriti avantazhin në 3-1, derisa Mbappe (90’) nga penalltia ia dha goditjen e fundit skuadrës mysafire për rezultatin finale në 4-1.
Në radhët e Espanyol-it titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.
Pas kësaj fitore, Reali ka 14 pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se kryesuesi Barcelona, kurse, Espanyol-i renditet e 13-ta me shtatë pikë të tubuara.