Reali po punon fshehurazi me Mourinhon
Jose Mourinho raportohet se sërish mund të jetë në krye të bankinës së Real Madridit.
Strategu portugez në fund të këtij sezoni, e mbyll kontratën me Romën, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg kryeqytetit të Italisë.
Rikthimin në Madrid, sipas medieve spanjolle, është opsion i mundshëm. Mourinho për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, ky i fundit më shumë gjasa do të marrë “timonin” e Kombëtares së Brazilit.
Sipas asaj që raportojnë mediat iberike, “Los Blancos” po punojnë fshehurazi me rrethin e Mourinhos.
Portugezi thuhet se kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e gjigantit spanjolle, pasi që Xabi Alonsos pohoi se ende nuk është gati të drejtojë Real Madrid, pavarësisht se po bën shumë mirë në Gjermani me Leverkusen.