Pas intervistës së Carlo Ancelottit me “Il Giornale” (“FIFA duhet të harrojë se lojtarët dhe klubet do marrin pjesë në atë turne. Një ndeshje e vetme e Real Madridit vlen 20 milionë euro, FIFA dëshiron të na japë atë shumë për të gjithë kompeticionin”), klubi i Florentino Perezit e përgënjeshtron trajnerin e tij me këtë shënim zyrtar:
“Real Madrid C. F. komunikon se në asnjë moment nuk ka dyshuar për pjesëmarrjen në Botërorin e ri të Klubeve që FIFA do të organizojë në sezonin e ardhshëm 2024/2025. Prandaj klubi ynë do të luajë ashtu siç pritej, këtë kompeticion zyrtar të cilin e përballojmë me krenari dhe shpresë maksimale, për t’u kthyer për t’i bërë miliona fansat tanë nga e gjithë bota të ëndërrojnë me një titull të ri.”
Ancelotti, në këtë pikë, duhej të mbante një qëndrim në lidhje me atë që u raportua nga Giornale dhe ai e bëri këtë në X me këto fjalë: “Në intervistën time fjalët për Kupën e Botës për klube u interpretuan ndryshe nga ato që ishin synimet e mia nuk ka asgjë më larg se sa të heq dorë nga mundësia për të luajtur në një turne që mendoj se mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar luftën për tituj të mëdhenj me Real Madridin”.