Reali në “pressing” për sulmues, pasardhësi i Benzema gjendet në Shtutgart

Reali në “pressing” për sulmues, pasardhësi i Benzema gjendet në Shtutgart

Mesatarja e shënimit të golave ka bërë që Serhu Guirasi të përfundojë në listën e objektivave të merkatos të Real Madridit.

Sulmuesi i Shtutgartit numëron 10 gola në 5 javët e para të Bundesligës.

“El Nacionale” ka informuar se për sulmuesin nga Guinea janë interesuar shumë skuadra elitare në Europë.

Konkretisht Real Madridi dhe Milani i janë vënë pas 27-vjeçarit, ndërsa nuk mbeten prapa as Mançester Junajtidi, Interi dhe Juventusi. Guirasi ka kontratë me ekipin e Shtutgartit deri në verën e vitit 2026 dhe vlera në treg i shkon 14 mln euro.

Share This