Reali mposht Atalantën, Leverkuseni i Xhakës mund Interin

Reali mposht Atalantën, Leverkuseni i Xhakës mund Interin

Real Madridi e ka mposhtur Atalantën, me rezultat 2-3, të martën në Bergamo, në sfidën e luajtur në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Dueli mes skuadrës italiane dhe kampionëve në fuqi të Evropës, ka prodhuar një superndeshje, me raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Fillimisht Kylian Mbappe (10’), i cili në minutën e 35-të lëshoi fushën për shkak të një lëndimi, zhbllokojë ndeshjen duke kaluar madrilenët në epërsi prej 0-1, derisa në finish të pjesës së parë De Ketelaere (45-2’), barazoi shifrat në 1-1.

Të besuarit e Carlo Ancelottit mjaft mirë e nisen fraksionin dytë të ndeshjes duke e çuar edhe dy herë topin në rrjetën e nikoqirëve.

Fillimisht Vinicius (53’), kalojë Realin në avantazh prej 1-2, derisa rezultatin në 1-3 e dërgojë Bellingham (59’), kurse, Lookman (65’), ngushtojë rezultatin në 2-3, që ishte edhe rezultat përfundimtar i kësaj supersfidë.

Pas kësaj fitore, Reali ka nëntë pikë në vendin e 17-të, kurse, Atalanta ka dy pikë më shumë në pozitën e tetë.

Fitore të jetë të rëndësishme ka arritur edhe Bayer Leverkusen para tifozëve të saj duke mundur Interin, me rezultat 1-0.

Mukiele (90’), realizoi golin e fitores për Leverkusenin e Granit Xhakës, e cila tani ngjitët në vendin e dytë me 13 pikë, aq sa i ka edhe Interi, Aston Villa dhe Brest, katër më pak se lideri i tabelës, Liverpool.

Fitoren më të thellë sonte e ka shënuar Bayern Munich e cila në udhëtim deklasoi Shakhtarin, me rezultat 1-5.

Kujtojmë së nesër mbrëma luhen edhe nëntë ndeshjet tjera të xhiros së gjashtë, ku kryendeshja luhet mes Borussia Dortmund dhe Barcelona, ndeshje që transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

 

Share This