Reali mposht Almerian, shkëlqen Bellingham
Real Madridi ka arritur edhe fitoren e dytë radhazi në La Ligën spanjolle.
“Mbretërit” pas fitores në javën e kaluar në udhëtim tek Athletic Bilbao, sonte arkëtuan trepikëshin e radhës në transfertë te Almeria, duke triumfuar me rezultat 1-3, ndeshje kjo zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në elitën spanjolle.
Përforcimi më i madh i kësaj verë tek “Los Blancos”, Jude Bellingham shkëlqeu duke shënuar dygolësh në minutën e 19-të dhe 60-të, derisa një gol për fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit, e realizoi Junior në minutën e 73-të pas asistimit të Bellingham.
Golin e vetëm për skuadrën nikoqire e shënoi Arribas në minutën e tretë.
Real Madrid pas kësaj fitore, ka gjashtë pikë në krye të tabelës aq sa ka edhe Valencia, derisa Almeria akoma nuk ka asnjë pikë.