Reali me përmbysje mposht Mallorca-n e Muriqit, shtyhet festa e Barçës

Reali me përmbysje mposht Mallorca-n e Muriqit, shtyhet festa e Barçës

Real Madridi me përmbysje e ka mposhtur Mallorca-n, me rezultat 2-1, të mërkurën në ‘Bernabeu’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.

‘Los Blancos’ gjatë terë ndeshje dominuan në terren, megjithatë, ishte skuadra mike e para që kalojë në epërsi përmes Valjent (11’), rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëtoja e parë.

Në pjesën e dytë të kësaj sfidë, ishin të besuarit e Carlo Ancelottit që bën presion të madh drejt portës kundërshtare, duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar dy gola.

Fillimisht Mbappe (68’) barazoi shifrat në 1-1, derisa Ramon (90+5’), në aksionin e fundit të kësaj ndeshje realizoi golin e dytë për Real Madridin, fitore kjo që shtynë festën e Barcelonës.

Në radhët e Mallorca-s ishte titullar sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili rikthehet në fushën e blertë pas shërimit nga lëndimi i pësuar pak kohë më parë.

Pas kësaj fitore, Reali ka 78 pikë, katër me pak se Barcelona e cila ka një ndeshje me pak, kurse, Mallorca është e nënta me 47 sosh.

Share This